Ceremonia u mbajt në konkatedralen “Shën Luçia” nw Durrws

Një mbrëmje homazh për personat që humbën jetën  gjatë pandemisë nga virusi SarsCov 2, është zhvilluar të premten në konkatedralen Shën Luçia në qytetin e Durrësit.

6 fëmijë kanë interpretuar në piano pjesë të zgjedhura nga autorë të njohur.  Organizatorja e këtij koncerti Metila Dervishi, shprehet se kjo mbrëmje u mbajt për të kujtuar personat e dashur që humbën jetën nga covid19 e që nuk u përcollën dot në banesën e fundit sipas traditës për shkak të kushteve pandemike.

“Në Dhjetor patëm shumë njerëz të afërt që humbën jetën dhe pamundësia për ti bërë ceremonitë siç donim, dhe bëra këto vargje pikërisht me synimin që kur të realizoj koncertin, thash do e bej për dedikim për personat që ikën e nuk i përcollëm siç duhet”.

Aurora Kovaçi, Tais Kovaçi, Matias Tomori, Ema Shllaku, Erna Gegaj dhe Lorna Gagani interpretuan për afro një ore pjesë të zgjedhura nga kompozitorë të huaj dhe të shoqëruara nga poezi  të Flora Dervishit dhe Gladiola Busulla.

Deri tani në vendin tonë betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar dot 2456 qytetarë.

Tv Klan