“Arti i memories” bëri bashkë në një mbrëmje koncertale instrumentistë shqiptare dhe të huaj në Qendrën për Hapje dhe Dialog.

Nën dirigjimin e spanjollit Ricardo Casero, orkestra në përbërjen e së cilës ka profesionistë dhe të rinj të talentuar luajti vepra të kompozitorëve të njohur të huaj dhe  pjesë nga shqiptari Gerti Druga.

Koncerti pjesë e projektit kulturor “Fabrika e peizazheve” është një mënyrë për të promovuar të rinjtë dhe një mundësi për të marrë eksperienca nga profesionistët.

Tv Klan