Derbi sheikesh në Angli, Liverpul sfidon Porton, milan pret Atletikon

UEFA Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me sfida tepër interesante. Ajo që tërheq vëmendjen është padyshim ajo e ‘Etihajt” mes Mançester Siti-PSG.

Përballja e konsideruar edhe si ajo e sheikëve për shkak të presidencës së tyre premton vërtetë spektakël pasi në fushë zbresin dy pretendentë të mëdhenj për titull. Anglezët kryesojnë grupin A me 3 pikë, ndjekur pikërisht nga francezët me dy pikë më pak. Sfida tjetër e këtij grupi është ajo mes Lajpzig e Klub Bruzh.

Sfida interesante premton edhe grupi B, ku natyrisht vëmendja më e madhe do jetënë Milano, aty ku vendasit e Milanit sfidojnë Atletiko Madrid me synimin e qartë tre pikëshin. Porto-Liverpul është sfida tjetër e këtij grupi. Në duelet e tjera të orës 21;00, Real Madrid sfidon Sherifin e Tiraspolit në shtëpi dhe Sportingu i Lisbonës është mysafir i Borussia Dortmund. Mbrëmja nis më herët në orën 18;45, me dy përballje, Ajaks-Beshiktash e Shaktar-Inter.

Klan News