Poezi, gatime dhe tinguj muzike. 7 poetë, 7 pjata dhe një shef ishte tema e mbrëmjes poetike në Lezhë. Vargjet e interpretuara u servirën edhe në pjatë për t’u shijuar.

Artistët e konsideruan një risi konvertimin e poezive në një menu.

“Besoj se do jetë një mbrëmje shumë e mirë dhe do lë shumë mbresa tek të gjithë”.  

Organizatori, shef Alfred Marku tregon se si inspirohet për të përshtatur poezitë me pjatën.

“Kur mendon ferrin të shkon mendja tek speci djegës, unë e ndjej vetën me fat pasi me dy të lexuara të poezisë inspirohem direkt”.

Një organizim i tillë zhvillohet për herë të parë në qytetin e Lezhës.

Klan News