Meghan Markle dhe Princ Harry pas largimit nga oborri mbretëror mbanin titujt si duka dhe dukesha e Susexxit.

Por kjo gjë më pas solli edhe indinjatën e mbretëreshës, e cila kërkoi që ish-çifti mbretëror mos t’i mbante me këto tituj, pasi nuk duhet të përfitojnë më në kurriz të mbretërisë.

Por Meghan dhe Harry duket se janë duke i përfunduar procedurat për të hequr dorë edhe nga titujt . Sipas Us Weekly, çifti do të heqë dorë përfundimisht nga rolet e tyre në datën 31 Mars të këtij viti.

Në fund të këtij muaji ata do të marrin pjesë edhe në disa evente, ku do të takohen me Bon Jovi-n në ditën e Komonuelthit.

/klanplus