Një trajnere fitnesi në Instagram, e cila ka më shumë se 700 mijë ndjekës falë trupit të saj, tregon se ajo është tërësisht natyrale dhe arritjet e saj, janë fryt i një punë të madhe që ajo i dedikon pamjes së saj të jashtme.

insta 1

Brittany Perille Yobe, 27 vjeç, është habitur me numrin e madh të personave që e akuzojnë se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për të patur të pasme, që shumë prej fansave i konsiderojnë perfekte.

Kështu ajo ka vendosur të dokumentojnë nëpërmjet fotove dhe videove punën e saj për një trup me forma.

perpara pas

“Ndërsa gjenetika ka një rol të madh në përcaktimin e turpit, është e mundur që me anë të ushtrimeve të arrihet një rrije e muskujve” ka thënë ajo për Cosmopolitan.com.

27-vjeçarja tregon se ajo punon ne palestër  dy herë në ditë, 6 herë në javë, ku ndërthur ushtrimet për muskujt në mëngjes, ndërsa bën kardio pasditeve.

insta 2

Por puna me trupin nuk mbaron pasi del nga palestra, ajo vijon dhe në shtëpi ku Brittany tregon se qëndron larg djathrave të butë, ëmbëlsuesve artificial, hudhrës, qepës dhe grurit.

insta 4

Por edhe pse dieta e saj konsiston në kufizimin e këtyre ushqimeve, ajo tregon se duke qenë se trupi i saj bën ushtrime me pesha dhe djeg shumë kalori, ajo duhet të ha çdo 2 ose 3 orë./tvklan.al