Kthehemi në vitin 1988. Përpara lindjes së Princeshës Beatrice, mbesës së Mbretëreshës Elizabeth, pati një diskutim për emrin e saj nga vetë monarku i familjes mbretërore, që dihet tashmë se vendos për gjithçka.

Sipas “The Mirror”, Princi Andrew dhe Sarah Ferguson, dëshironin ta quanin vajzën e tyre Annabel. Por Mbretëresha nuk e aprovoi aspak këtë emër, madje tha se ishte “tepër yuppie” për një anëtar të familjes mbretërore. “Yuppie” është një term për të rinjtë me një profesion të viteve ’80 që shiheshin si të fiksuar me gjërat materiale për të treguar pasurinë e tyre.

Është traditë e familjes mbretërore që anëtarët e saj të cilët ndodhen në pritje të një fëmije të konsultohen në një bisedë jo zyrtare me Mbretëreshën lidhur me emrin e foshnjes për t’u siguruar që ajo është 100% dakord me të. Tradita vazhdon sot e kësaj dite, pasi të njëjtën gjë bënë edhe Princ Harry dhe Meghan Markle për emrin e vajzës së tyre, Lilibet.

Përgjithësisht Mbretëresha nuk ka patur probleme me përzgjedhjet e emrave, por në rastin e Princeshës Beatrice, çiftit mbretëror iu desh të priste dy javë përpara se të shpallnin publikisht emrin e vajzë  së tyre. Sigurisht, Mbretëresha nuk i la të prisnin gjatë pasi ishte ajo që sugjeroi këtë emër dhe ata e quajtën vajzën e tyre Beatrice Elizabeth Mary për të treguar vlerësimin e tyre ndaj saj./tvklan.al