Mbretëresha britanike, Elizabeth II, kaloi një natë në spital për kontrolle mjekësore, njoftoi Pallati Mbretëror.

Sipas deklaratës për media, mbretëresha tani është kthyer në rezidencën e saj dhe është në gjendje të mirë.

Në deklaratë thuhet se mbretëresha e kaloi natën e së mërkurës në spital dhe se ajo është këshilluar që të pushojë disa ditë, pas një orari të ngjeshur me angazhime publike.

Një vizitë e saj në Irlandën Veriore, e planifikuar për këtë javë, është anuluar. Mbretëresha Elizabeth II është 94 vjeç.

Ajo ka marrë fronin e Mbretërisë britanike në vitin 1952. Në muajin Prill, ajo ka humbur bashkëshortin e saj, Princin Philip.

Philip ka vdekur në moshën 99-vjeçare. Ata janë martuar në vitin 1947 dhe kanë katër fëmijë: Princin Charles, trashëgimtarin e fronit, Princeshën Anne dhe princat Andrew dhe Edward. /REL