Mbretëresha Elizabeth lindi 3 fëmijët e parë përmes teknikës së pazakontë


Mbretëresha Elizabeth lindi 3 fëmijët e parë përmes teknikës së pazakontë

10:41 26/11/2022

Një libër i ri në Britaninë e Madhe ka nxjerrë në dritë disa detaje shokuese që lidhen me mbretëreshën Elizabeth.

Sipas The Mirror, në librin e botuar së fundmi të Gyles Brandreth shkruhet  se mbretëresha e ndjerë kishte lindur 3 fëmijët e saj përmes një forme të pazakontë.

Mësohet se mbretëresha Elizabeth ka sjellë në jetë Charles, Anne dhe Andreë duke përdorur teknikën e gjumit “Dammerschlaf” e cila njihet ndryshe si gjendje amnezie për gratë shtatzëna për t’u reduktuar dhimbjet.

Zakonisht procese të tilla lindjesh mbahen të fshehta, sidomos kur bëhet fjalë për një figurë mbretërore. Përmes kësaj teknike grave u injektohet morfinë dhe skopaliminë duke u dhënë ndjesinë e përgjumjes, por pa e humbur vetëdijen.

Në libër theksohet se mbretëresha Elizabeth pati një sërë shqetësimesh pasi lindi fëmijët e saj pikërisht si pasojë e kësaj teknike.

Autori i këtij libri pretendon se vitet e fundit mbretëreshës iu shfaq një formë e kancerit të palcës së eshtrave e quajtur mielomë, pavarësisht se si shkak i vdekjes së saj u përcaktua ‘pleqëria’.

“Kisha dëgjuar se mbretëresha kishte një formë mielomë (kancer në palcën e eshtrave), që shpjegonte lodhjen, humbjen e peshës dhe ngurtësinë në lëvizje vitet e fundit të jetës”, shkroi Brandreth./tvklan.al









Të ngjashme