Çmimi më i lartë civil iu akordua për 73 vite përkushtim dhe trajtimin e pandemisë

Mbretëresha Elizabeth i ka akorduar Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS) George Cross – çmimin më të lartë civil në njohje të 73 viteve të shërbimit të përkushtuar, përfshirë edhe atë gjatë pandemisë COVID-19.

Nderimi është dhënë vetëm një herë nga Mbretëresha. Kryeministri Boris Johnson tha se çmimi ishte një simbol i mirënjohjes së kombit.

Stafi i NHS është kujdesur për ne dhe miqtë dhe familjen tonë në vijën e frontit të një pandemie për më shumë se një vit, dhe unë kam qenë dëshmitar i guximit të tyre” , është shprehur Johnson, i cili u trajtua nga NHS teksa ndodhej në kujdesin intensiv kur u infektua me koronavirus.

NHS u krijua në 1948 si pjesa kryesore e reformave shoqërore pas Luftës së Dytë Botërore, me një mision për të siguruar kujdesin shëndetësor gjithëpërfshirës të financuar nga shteti.

Gjatë vitit të kaluar qindra mijëra vullnetarë, miliona kujdestarë, punëtorë kryesorë luajtën një rol të domosdoshëm në ndihmën e shërbimit shëndetësor për t’u kujdesur për qindra  e mijëra pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus. George Cross iu dhurua së pari kolektivisht njerëzve të Maltës në 1942 nga babai i Mbretëreshës Elizabeth, Mbreti George VI.

Klan News