Në moshën 95-vjeçare i jep vetë “Range Rover”-it luksoz

Edhe pse tashmë në moshën 95-vjeçare, Mbretëresha Elizabeth nuk ka nevojë për një shofer personal.

Mbretëresha është fotografuar së fundmi teksa drejton një makinë “Range Rover”, ndërsa në vendin e parë qëndron i ulur këshilltari i saj i garave me kuaj John Warren. Ajo shihet me syze e veshur sportive dhe është duke bërë një xhiro me mjetin e saj.

Elizabeth bëri një vizitë në Word Farm në fundjavë, aty ku Princi Philip kaloi pjesën më të madhe të kohës pasi u tërhoq nga detyra në vitin 2017. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Princit Philip, Mbretëresha Elizabeth qëndroi për një kohë të gjatë e mbyllur në Windsor.

Klan News