Edhe pse nuk është në detyrën e saj të kujdeset për ngritjen e skenografisë Justina Aliaj është aty, për të vëzhguar që çdo element i saj të vendoset në vendin e duhur dhe në funksion të lëvizjeve që përmban “Mbretëresha”.

Arsyeja nuk është thjesht për t’i përcjellë publikut një monodramë në nivelin më të mundshëm të mirë artistik, por edhe sepse lidhja e artistes me veprën e Rexhep Qoses është më e hershme. 30 vite më parë ishte menduar ngjitja e saj e parë në skenë.

Me largimin e papritur të Ismail Kadaresë nga Shqipëria dhe trazirave në horizont, ekipi i atëhershëm e zhvendosi për një kohë të dytë. Dhe ajo është të Shtunën dhe të Dielën në dy mbrëmje premierë në Teatrin Kombëtar.

Dhe nga sirtari, “Mbretëresha” del jo si në herën e parë.

Nga skenografia që Ilia Xhokaxhi skicoi 3 dekada më parë, Justina Aliaj ruan një element.

I përket brezit të aktorëve që rolin dhe konceptin e veprës mund ta shtjellojnë vetëm pasi ia dhurojnë spektatorit.

Tv Klan