Mbretëreshës e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ka surprizuar publikun duke u shfaqur në javën e modës në Londër.

E veshur me një kostum ngjyrë bojëqielli e ulur në rreshtin e parë ka ndjekur  me vëmendje modelet në pasarelë.

91-vjecarja qëndronte në krah të kryeredaktores së “Vogue”, Ana Wintour.

E shpesh komunikonin, ndoshta për të komentuar veshjet në sfilatë, të  cilat i  kishte dizenjuar një i ri londinez. Koleksioni shumëngjyrësh i përkiste Richard Quinn, i cili në përfundim të eventit mori dhe çmimin “Mbretërsha Elizabeth II”. 

Një vlerësim ky që do të jepet çdo vit për dizenjuesit e rinj të cilët bëjnë të njohur industrinë britanike të modës në mbarë botën.

Edhe pse  kompania e Quinn ka 2 vite në treg ai ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në krijimet e tij. Ai mbylli Javën e modës në Londër me koleksione të guximshme sipas kritikëve.

Klan Plus