Mbretëresha Elizabeth është përfshirë në debatin për Brexit, pasi Parlamenti britanik ende nuk gjen konsensusin për të miratuar paketën ligjore që mundëson shkëputjen nga BE.

Mbretëresha ka bërë thirrje që njerëzit të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të respektojnë këndvështrimet e ndryshme të gjithësecilit.

Javën e kaluar, Parlamenti britanik nuk arriti që të miratonte marrëveshjen e aritur mes Qeverisë së Britanisë dhe Bashkimit Europian. Refuzimi i marrëveshjes bëri që Parlamenti të mbante një mocion mosbesimi ndaj Kryeministres Theresa May, të cilës i rezistoi me sukses.

Sipas marrëveshjes, Britania e Madhe do të shkëputet nga BE më 29 Mars. Dalja nga unioni pa miratimin e marrëveshjes do të shkaktojë probleme për Britaninë. Komenti i sotëm i Mbretëreshës është parë si një mesazh dërguar palëve politike. Disa gazetarë kanë thënë se komenti i saj nuk dihet nëse lidhet me debatin aktual politik.

/tvklan.al