Mbretëresha e Anglisë ka pranuar ndryshimet që nipi i saj, Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, kanë marrë për t’u shkëputur nga detyrat  mbretërore.

Sipas “BBC” ajo është shprehur se është plotësisht në mbështetje të çiftit për të jetuar mes Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse do të preferonte që ata të ushtronin rolet e tyre me kohë të plotë.

Gjatë kësaj javë familjarët kanë qenë duke zhvilluar biseda të gjata me Harry-n, teksa Meghan dhe djali i saj ndodhen në Kanada.

Në një deklaratë për mediat, Mbretëresha tha se bisedimet kanë qenë shumë konstruktive.

“Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si një familje e re, një jetë më të pavarur”, tha ajo. /tvklan.al