Zbulohen prapaskenat e ecjes së famshme të familjes mbretërore për Krishtlindje. Mbretëresha Elizabeth ka thyer për herë të dytë rregullin historik.

Ajo ka lejuar Edoardo Mapellin, të fejuarin e Princeshës Beatrice të marrë pjesë në ceremoni. Kështu, ndryshe nga më parë kur Mbretëresha nuk lejonte që të dashurit rastësorë të merrnin pjesë në evente të tilla, rregulli është thyer nga vetë madhëria. Këtë herë prania e një pjesëtari jo zyrtar në familjen mbretërore justifikohet me faktin e realizimit të një fotografie sa më të mirë, pasi kjo e fundit ka rëndësi historike.

Referuar “Daily Mail”, dhëndri i ardhshëm u njoftua në momentin e fundit dhe pamjen e tij Elizabeth II e komenton me “nuk dinte ç’të vishte”.“U njoftua në moment të fundit, ishte i papërgatitur për festën, por gjithsesi kaloi duke u dukur mirë”, shprehet ajo.

Në ecjen e famshme munguan Princi Harry dhe Megan Markle, fakt që tani nuk përbën më çudi pasi çifti mbretëror është distancuar nga pallati gjithmonë e më shumë.

Kujtojmë që vetëm 2 vjet më parë Mbretëresha theu për herë të parë rregullat duke lejuar Markle të merrte pjesë në ecjen e Krishtlindjes. Ndërkohë, për Kate Middleton nuk ka patur mundësi të tilla. Ajo nuk është lejuar të marrë pjesë në eventin tradicional deri në momentin kur u kurorëzua me princin William.

Klan Plus