Mbretëresha i ka uruar ditëlindjen stërnipit të saj Archie Mountbatten-indsor. Ne mesazhin e urimit nga llogaria zyrtare e Familjes Mbretërore në Twitter shkruhet : “Duke i uruar Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të 2-të shumë të lumtur “.

Postimi u shpërnda së bashku me një fotografi të princ Harry dhe Megan Markle me djalin e tyre disa ditë pasi ai lindi. Archie lindi më  6 Maj 2019 dhe  është i shtati në rend të fronit por nuk ka një titull.

Vogelushi është parë shumë rrallë në publik, por Dhjetorin e kaluar bëri një dalje të papritur në podcastin e parë të çiftit për Spotify, gjatë së cilës ai u dëgjua duke folur me një theks amerikan. Kjo vjen pasi Meghan zbuloi se ajo po botonte një libër për fëmijë në lidhje me marrëdhëniet babë-bir, frymëzuar nga lidhja midis Archie dhe burrit të saj.

Disa komentues janë shprehur se fotot e Archie mund te jene të hershme  pasi mendojnë se ky është rezultat i marrëdhënieve të tensionuara të Prince Harry dhe Megan Marchel me familjen mbretërore.

Në shkurt çifti njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë .

Klan News