
Mbretëria e Bashkuar: Do të dërgojmë më shumë ndihma ushtarake vdekjeprurëse në Ukrainë
20:32 31/03/2022
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka njoftuar se do të dërgohen më shumë ndihma ushtarake vdekjeprurëse në Ukrainë.
Dërgesa e re do të përfshijë artileri me rreze më të gjatë dhe më shumë raketa anti-ajrore.
“Do të ketë më shumë ndihma ushtarake vdekjeprurëse që shkojnë në Ukrainë”, u tha ai gazetarëve pas një konference./tvklan.al