Mbretëria e Bashkuar ndalon Huawei nga rrjeti 5G



Mbretëria e Bashkuar ndalon Huawei nga rrjeti 5G

22:00 30/11/2020

Sektori i Telekomit, do duhet të ndalojë instalimin e pajisjeve Huawei në rrjetin celular 5G, është bërë e ditur nga qeveria britanike.

Njoftimi vjen përpara një ligji të ri që do të zbulohet të martën, i cili do të ndaloj aksesin e firmës kineze në rrjetin 5G në vend.

Përpjekjet për të hequr Huawei nga rrjeti kanë vazhduar për më shumë se një vit në Britani.

Ndalimi i instalimeve të kompanisë do të shoqërohet me masa për të inkurajuar më shumë furnitorë të hyjnë në treg dhe të zëvendësojnë atë. Po ashtu do inkurajojë edhe zhvillimin e teknologjive të reja.

Kompania e teknologjisë kineze Huawei, nuk ka dashur të komentoj këtë njoftim./tvklan.al







Të ngjashme