Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, tha në përditësimin më të fundit të inteligjencës se në 3 muajt e parë të luftës, Rusia ka të ngjarë të ketë pasur një humbje të jetëve të ngjashëm me atë nga lufta nëntëvjeçare e Bashkimit Sovjetik në Afganistan.  

Sipas BBC News, shkalla e lartë e viktimave ruse në ofensivën e Donbasit mund të shpjegohet me një kombinim të taktikave të dobëta të nivelit të ulët, mbulimit të kufizuar ajror dhe mungesës së fleksibilitetit.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar parashikon se ato viktima, ndërsa vazhdojnë të rriten, do të bëhen më të dukshme për publikun rus dhe pakënaqësia publike me luftën mund të rritet.

Sjellim në vëmendje se Bashkimi Sovjetik humbi të paktën 15,000 ushtarë në konfliktin afgan duke u përpjekur të mbështeste një qeveri komuniste. Lufta u bë një ngërç i përgjakshëm dhe shihet si një faktor në rënien e Bashkimit Sovjetik./tvklan.al