Maksimalistët të bëhen gati për trendin e thonjve që do t’i bëjë për vete. Bëhet fjalë për diçka elegante: thonjtë e frymëzuar nga kështjellat e përrallave. Trendi tashmë ka marrë aprovimin e Megan Fox.
Me gjasë ndoshta e keni ruajtur një foto të tyre pa e ditur aspak emrin. Muajt e fundit ka shënuar rritje në pëlqyeshmëri dhe është plotësisht e justifikuar sepse janë kaq mbretërorë.
Estetistja Olivia Aguirre thotë: “Mendoni për ngjyra të zbehta që të kujtojnë muret e gurta, tapiceritë e vjetra dhe korridoret e ndriçuara nga qirinjtë. Këta thonj zbukurohen me shumë detaje, shkëlqim të butë apo edhe mat dhe pak ngjyrë floriri”.
Trendi funksionon shumë mirë me të gjitha gjatësitë dhe format e thonjve, por nëse kërkoni disa ide, ja ku janë:
Formë bajame

Balerina

Katrorë

3D





