Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III nuk do të marrë pjesë në samitin për klimën që do të mbahet në Egjipt muajin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga Pallati Mbretëror, raporton BBC.

“Sunday Times” kishte shkruar se Kryeministrja e Britanisë Liz Truss kishte “urdhëruar” Mbretin Charles III që të mos merrte pjesë.

Por Pallati Mbretëror reagoi duke thënë se ishte Mbreti Charles III që i kishte kërkuar këshillë Kryeministres Truss për këtë samit.

Me miqësi dhe respekt të ndërsjelltë u ra dakord që Mbreti të mos marrë pjesë”, thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror.

Korrenspondenti i BBC që mbulon Pallatin Mbretëror tha se Mbreti duhet të jetë i zhgënjyer duke pasur parasysh vitet e angazhimit të tij për fushatën mjedisore. Por Pallati Mbretëror u përgjigj se nuk është ky rasti, por se “Mbreti është gjithmonë i ndërgjegjshëm për rolin e sovranit për të vepruar sipas këshillës së qeverisë”. /tvklan.al