Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Madhëria e Tij, Mbreti i Spanjës, Felipe VI.

Në telegramin e urimit, Mbreti i Spanjës, Felipe VI thekson se:

“Me rastin e marrjes së postit më të lartë drejtues të Republikës së Shqipërisë nga Shkëlqesia Juaj, dëshiroj t’Ju përcjell përgëzimet e mia më të përzemërta, të cilave u bashkohen gjithashtu ato të qeverisë dhe popullit spanjoll! Ju lutem pranoni Zoti President, urimet e mia më të mira për suksese në misionin Tuaj të lartë, suksese që do të jenë në të mirë të begatisë, paqes dhe mirëqenies për popullin mik shqiptar”!