Mbrojtësi kuqezi u regjistrua si futbollist bardhekalter, gati për takimin ndaj Empolit


Mbrojtësi kuqezi u regjistrua si futbollist bardhekalter, gati për takimin ndaj Empolit

11:19 20/08/2021

Tashme është zyrtare! Elseid Hysaj është një futbollist i Lazios. Bardhekaltrit prezantuan lojtarin ne rrjetet sociale, e mbrojtësi kuqezi është gati për sfidat zyrtare të ekipit.

Elseid Hysaj është zyrtarisht një futbollist i Lacios.

Klubi bardhekaltër lajmëroi se ka depozituar kontratën e mbrojtësit kuqezi, pas zgjidhjes së ngërçit financiar.

Klubi po punonte që të shiste lojtarë që të kishte kapitalin e nevojsheëm për të vazhduar me federimet, por në fund presidenti Klaudio Lotito depozitoi 10 milionë Euro të nevojshme për kontratat e lojtareve dhe kjo i dha mundësi bardhekaltërve të procedonin.

Përveç Hysajt si futbolliste të Lacios janë regjistruar edhe Felipe Anderson dhe Luka Romero. Lojtari i Shqipërisë u bashkua me bardhekaltrit një muaj më parë pasi në stol u ul Mauricio Sarri.

Ai është stërvitur me ekipin rregullisht, ndërkohe që pak kohë pas transferimit shkaktoi debat dhe reagime, pasi u sulmua nga tifozeria me bindje fashiste, sepsë këndoi këngën me motive partizane “Bella Ciao” gjatë një darke me shokët e ekipit.

Sarri është një trajner që e njeh mirë dhe i beson ndaj kalimi nuk pati pengesa. Të dy kanë punuar tek Empoli dhe Napoli.

Trajneri do t’i ketë të gatshëm 3 futbollistët për takimin e parë të Serisë A kundër Empolit në transfertë.

Klan News






Të ngjashme