Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ndoqi nga afër në stadium, ndeshjen e kampionatit portugez, mes Portos dhe Famalicaos.
Në vijim të punës për vëzhgimin e legjionarëve, tekniku kuqezi ndoqi nga afër paraqitjen e mbrojtësit të Shqipërisë, Enea Mihaj. Ky i fundit luajti si titullar për 90 minuta te Famalicao, ndërsa mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Silvinjo nuk do të ndalet këtu, por do të vijojë turin në disa vende të Europës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në kualifikueset e Kampionatit Botëror.
Kujtojmë se sfida e radhës për Kombëtaren do të jetë ndaj Serbisë më 7 Qershor, e cila do të transmetohet në ekranin e TV Klan.
/tvklan.al