Napoli arriti mbrëmjen e djeshme që të kualifikohej në Kupën e Italisë. Përballë një kundërshtari si Empoli, skuadra ku aktivizohen dhe shqiptarët Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj arriti të fitonte me shumë mund me rezultatin 3 me 2.

Mbrojtësi Amir Rrahmani shprehet se është shumë i kënaqur me këtë fitore me lojën e bërë në fushë. Ai shprehet se në klubin e tij janë të gjithë të lumtur dhe shton se këtë sezon duan të tregojnë të gjitha vlerat e tyre.

Ne donim të kalonim dhe ishim të mirë në fitimin e kualifikimit. Unë mendoj se ekipi e mbajti fushën mirë kundër një kundërshtari i cili vërtet provoi se vlen shumë. Çdo sfidë në nivele të caktuara është e vështirë dhe sot nuk ishte e lehtë për të kapërcyer Empolin.

Ne jemi të lumtur që kemi fituar dhe trajneri është gjithashtu i kënaqur. Ne kemi shumë potencial që duam të shprehim këtë sezon“, është shprehur ai.

Sfida e radhës e Napolit në kupë është kundër Juventusit, skuadër e cila eliminoi Genoan./tvklan.al