Gjatë një viti në Bashkinë e Fierit prodhohen mbi 60 mijë tonë mbetje, të cilat hidhen në këtë vend depozitim, i cili nuk ofron asnjë lloj standardi. Kjo hapësirë përdorej si vend për hedhjen e mbetjeve urbane para viteve `90.

Ky është inceneratori që ka ngritur furtunën e kauzave të opozitës ndaj qeverisë. Edhe pse s’ka nisur nga puna dhe nuk ka trajtuar ende asnjë kilogramë mbetje, inceneratorit i Fierit ka marrë deri tani nga qeveria 23 milionë euro.

Askush nga administrate e kësaj vepre nuk pranoi t’i japë përgjigje pyetjes tonë se përse nuk vihet në punë ky impiant.

Sipërfaqja totale e kësaj vepre është më shumë se 11.5 hektarë. Ndërsa vetëm hapësira ku do të trajtohen mbetjet është rreth 3 hektarë. Sa i përket kapacitetit të prodhimit të energjisë nga ky impant, në kontratë është përcaktuar të jetë 3.85 MW. 

Gjithsesi kjo formë e trajtimit të mbetjeve nuk është zgjidhja e duhur e problemit. Referuar legjislacionit në fuqi, pas parandalimit të ndotjes, “piramida” e menaxhimit të integruar të mbetjeve, vazhdon me ripërdorimin, riciklimin, rikuperimin, ndërsa hallka e fundit që është asgjësimi apo thënë ndryshe djegia. Ndërkohë që aktualisht qeveria shqiptare incenerimin, pra djegien e tyre, e ka vënë në krye të procesit të menaxhimit të mbetjeve.

Në Shqipëri riciklohen rreth 15% e mbetjeve ndërsa në pjesën më të madhe të territorit ato nuk grumbullohen për shkak se mungon sistemi i grumbullimit. Për pasojë sasi të mëdha mbetjesh përfundojnë nëpër përrenj e lumenj. Ditët e fundit Klan Plus denoncoi shndërrimin edhe të pyllit të mbetur në gjirin e Lalëzit në vendgrumbullim mbetjesh.

Klan Plus