Aktorja dhe modelja e famshme turke, Gamze Ozçelik, është shfaqur për herë të parë në publik e mbuluar me shami.

Ajo mori pjesë në një ceremoni të organizuar nga organizata e fëmijëve “Hempa”, e cila shpërndau disa çmime për ndjeshmërinë ndaj të drejtave të fëmijëve.

Ozcelik u zgjodh shoqëruesja e dytë e Miss Turkey në vitin 2000 duke vijuar më pas karrierën e saj si prezantuese në televizion dhe aktrim.

36-vjeçarja ka luajtur në shumë seriale, mes të cilëve edhe rolin e Xhanan në serialin me të njëjtin emër që është transmetuar në Shqipëri./tvklan.al