“Mbulohet” Gylsereni

“Mbulohet” Gylsereni

21:47 01/11/2017

Aktorja e dashur Nurgul Yeşilçay është mbuluar këmbë e kokë në kuadër të rolit të ri që po luan për një produksion iranian.

Prej dy javësh aktorja e njohur në Shqipëri për rolin e Gylserenit në serialin “Fate të Kryqëzuara” ndodhet në Iran ku po xhiron filmin “Xhindi i Bukur”.

Aktorja 41-vjeçare në film luan rolin e një gruaje me emrin “Dilara”, e cila si pasojë e traumës që ka kaluar nuk flet dot.

Sipas “Sozcu”, Yeşilçay ka thënë se ky rol ishte një eksperiencë ndryshe për të.

“Për mua ishte shumë e vështirë të mësohesha me çarçafin. Por në krahasim me ditët e para jam shumë mirë. Të gjithë kolegët këtu më thonë që më shkon shumë.

Xhirimet e filmit po zhvillohen në Isfahan, një qytet në Iranin qëndror. Yeşilçay, në prononcimin e saj për mediat turke, pranon se fansat vihen në radhë jashtë seteve të xhirimit për ta takuar. /tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi