Gazetari njohur i kronikës, Artan Hoxha ishte një tjetër emër i përzgjedhur nga emisioni “Opinion”, si një prej personazheve për vitin 2019. Hoxha tregoi për fillimet e karrierës së tij, ndërsa zbuloi se kishte pasur ëndërr që të bëhej komentator sportiv.

“Unë e kam pas ëndërr që fillimisht të isha komentator sportiv. Imitoja shumë dhe vazhdimisht. Edhe në Greqi më mban shpesh afër pasi imitoja. Ka qenë një komentator grek i njohur Manoli Mavromates dhe unë e imitoja gjithë kohës, pastaj kam filluar fillimisht si gazetar sportiv, kam bërë dy vjet dhe gjëja që bëj më thjeshtë është gazetar sportiv, prandaj jam aq i angazhuar me sportin. Tek redaksia e “Koha Jonë” gazeta “Sport Ekspres”, që ishte gazeta më e madhe në atë kohë sportive i kishte kompjuterët në kat të parë, unë vija ndërkohë dhe mbuloja klubin “Dinamo” që kisha qenë dhe tifoz me këtë klub. Duke shkuar në stadium filloj të shikoj se kush ishte tek tribuna VIP dhe më tërhiqte shumë vëmendjen kjo pjesa. Tek VIP-i shikoj që ishin ata çunat e fortë me emër dhe ndërkohë ishin dhe politikanët aty. I kam gjetur pikërisht në stadium, duke folur me kolegët e kronikës i tregoja që filanin e keni në stadium. Kij parasysh në ato kohë Lushnja mori Mario Kembes, lojtar shumë i njohur. Skuadra të tjera filluan të merrnin lojtarë të huaj dhe dukej sikur futbolli ishte më avangardë se shoqëria. Nga kjo kalova tek kronika në 1997 më pas ishte ajo që më la aty, zgjodha zonat më të vështira edhe më pëlqenin isha shumë kurioz. Ku nuk shkonte njeri isha i prirur të shkoja. Kisha Beratin që u bë një luftë e vërtetë, sepse jam nga Skrapari dhe duhet të kaloja nga Berati fillimisht dhe duhej të bisedoja me bandën e Karbonarës me gjenin një makinë më çonin në Perondi dhe nga aty duhet ta bëja në këmbë dhe pastaj duhet të negocioja me një bandë tjetër që të dilja nga Berati dhe të shkoja në shtëpi. Unë i provova të gjitha në fakt sektorë, por ngela tek kronika”.

Hoxha zbulon më tej se e gjeti veten tek kronika dhe aktualiteti sepse nga të gjitha fushat, pa që ishte sektori që kishte më pak ndërhyrje nga të jashtë.

“Populli ka një shprehje shumë interesante “Jep dy lekë e hy në valle, jep 5 e nuk del dot”. Tani unë kam hyrë aty brenda. Është një serial që ka një shprehje të famshme, që thotë që “Gazetaria është skica e parë e historisë”. Ti ke mundësinë para se të fillosh të shkruash historinë, ti je i pari aty dhe ke mundësi që të shikosh të freskët dhe sidomos unë ngela tek kronika dhe aktualiteti sepse nga të gjitha ato që pashë mu duk si sektori që ishte më i lirë se të tjerët, pra nuk ndërhynte shumë pronari, kryeredaktori, sepse sa i thoshe ti emrin e një banditi thoshte “lëre të merret ky me ata, vetëm aman mos të na krijojë probleme”. Është një fushë krejt e lirë që ti ke më shumë hapësirë. Mbaj mend se më ka rastisur të punojë edhe me kryeredaktor Blushin, edhe më Baxhakun dhe me Çanin dhe sa herë vinte një bande te dera thoshin “bëj ca të duash dil te dera merru vesh me ta”. Mendoj që Shqipëria për shkak të zhvillimeve të vrullshme që pati gjatë këtyre 3 dekadave ishte një fushë krejt e parrahur, ne nuk kishim modele fikse kë duhet të ndiqnim por të jepte mundësinë që të krijoje modelin tënd. Nga viti 1998-1999 kur filloi ajo lufta ku shteti po përballej me krimin dhe kemi qenë në një takim me të huaj dhe mbaj mend një gazetar i cili tha “gazetaria është i vetmi profesion ku ti mund të jesh i thjeshtë në rrugë me duar në xhepa, por të lësh pa gjumë njeriun më të fuqishëm të vendit”. Kjo e rrjeteve sociale ende nuk është maturuar dhe besoj se gazetaria nuk do të zhduket. Nga të preferuarit e mi ka qenë gjithmonë Ernest Heminguej dhe gjenialiteti i tij nisi me shkrimet e shpejta që duhet të bënte, ne na duhet të raportojmë për ngjarje shumë shpejt. Nuk e ndaj dot sot me thikë ku mbaron bota e krimit dhe ku fillon e politikës”./tvklan.al