“Tirana gumëzhin nga aktivitetet kulturore”

Nga skena e festivalit “Tirana International Film Festival”, kryetari i bashkisë Erion Veliaj përgëzoi organizatorët për traditën e krijuar në një prej festivaleve më prestigjoze të filmit shqiptar, ndërsa e quajti një tempull të të menduarit dhe reflektuarit.

“Në Tiranë ka pasur shumë aktivitete, por në këtë festival po ndodh diçka që i prek thellë njerëzit sepse është një katedrale, një tempull i të menduarit dhe të reflektuarit. Për këtë ju jam mirënjohës”, tha Veliaj.

Ky festival, ka sjellë emra të rëndësishme të kinematografisë, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga bota. Sipas Veliaj, ky fakt tregon edhe një herë Tirana gumëzhin jo vetëm nga turistët por edhe nga akttivitet kulturore.

Kur ndodh diçka në qytet është një ngjarje, por kur kjo ndodh çdo vit dhe me të njëjtin seriozitet, kthehet në një traditë të bukur”.

Për kryebashkiakun kjo buqetë aktivitetesh shërben edhe si një urë lidhëse mes komuniteteve.

Tv Klan