Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën Nevaldo Hajdarajt, efektivit të policisë, i akuzuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Hajdaraj është marrë i pandehur për akuzën e “vrasjes me dashje”, teksa sipas Prokurorisë, Rasha ka qenë i paarmatosur në momentin e ngjarjes.

Hetimi nuk ka provuar që pistoleta e gjetur 200 m larg vendngjarjes të ketë lidhje me Rashën.

Prokuroria e Tiranës ka komunikuar gjithashtu se vrasja e Rashës është bërë me dashje dhe mund të evitohej.

Hajdaraj u dyshua fillimisht për “vrasje në kapërcimin e kufijve të mbrojtës së nevojshme” dhe në pak ditë, dosja do të dërgohet në Gjykatë për seancën paraprake.

Kujtojmë se Klodian Rasha u vra më 8 dhjetor 2020 në rrugën Dritan Hoxha, në Tiranë, pasi nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar./tvklan.al