“Vijon hetimi për përgjegjësinë e punonjësve të sigurisë”

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga grabitja e rreth 4.6 milionë eurove në pistën e Rinasit, Prokuroria Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 8 persona. Ngjarja ndodhi më 9 Prill të vitit të kaluar, ku pas përplasjes me policinë mbeti i vrarë edhe Admir Murataj.

Të arrestuar për këtë ngjarje janë Klement e Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi. Ndërsa vijon ende në kërkim Talo Çela.

Ata akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare dhe realizoi grabitjen. Po kështu vazhdojnë ende hetimet për persona të tjerë të përfshirë, si pjesë e këtij grupi kriminal, por edhe për punonjësit që duhet të merrnin masa për sigurinë e perimetrit të aeroportit, si dhe të punonjësve të ngarkuar për ushtrimin e kontrollit për marrjen e këtyre masave.

Tv Klan