Mbyllen hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës, rezulton i dënuar me burg në Greqi




Mbyllen hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës, rezulton i dënuar me burg në Greqi

11:22 15/06/2021

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe i ka dërguar KQZ-së rezultatet e hetimit.

Mësohet se Ismailaj është dënuar me vendim të formës së prerë në Chios të Greqisë. Ai është shpallur fajtor me 3 vite burgim për veprën penale të “Konfliktit”/”Përleshjes”, parashikuar nga Kodi Penal grek, por që i korrespondon veprës penale “dëmtime të tjera me dashje” në Shqipëri.

Në vendin tonë kjo vepër penale sanksionon vetëm ndëshkim me gjobë. Aktualisht Ismailaj nuk rezulton që të jetë në hetim apo gjykim nga autoritetet të huaja. Gjithashtu edhe në vendin tonë ndaj tij nuk ka asnjë dënim apo çështje penale të pazgjidhur.

Prokuroria i nisi hetimet vitin e kaluar pas denoncimit të Partisë Demokratike. PD-ja pretendonte se ai ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000. /tvklan.al





Të ngjashme