Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë çështjen për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të kaluar.

Të pandehur janë marrë 16 persona inxhinierë, mbikëqyrës, dhe nëpunës të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e ndërtimeve.

Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella tha se të pandehurit janë përgjegjës për punime pa cilësi dhe ndërtime pa leje.

Nga akuza ka shpëtuar drejtori i Kavalishëncës në Durrës Ahmet Doda dhe një specialist ndërtimi, Dëfrim Celami. Nga shëmbja e ndërtesës së kampit të pushimit humbi jetën dhe një oficer policie.

Dhjetra ndërtesa në Durrës u dëmtuan, edhe si pasojë e cilësisë së dobët të ndërtimit, si dhe projekteve pa kriter në zonat ranore të bregdetit.

Klan Plus