Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim Tire Alldervishin ish-sanitaren e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.

Po ashtu për gjykim do të dërgohen edhe 5 infermiere të këtij spitali, që dyshohet të jenë pjesë e skemës së korrupsionit, dhe që përballen me akuzat për “shpërdorim detyre dhe mashtrim”.

Tire Alldervishi, e cila punonte si Sanitare në spitalin COVID 2 u arrestua pasi emisioni investigativ “Stop” denoncoi me fakte se si ajo i kishte përfituar një shumë prej 8 milion lekësh nga një paciente e shtruar me Covid duke u shtirur si infermiere që i shërbente.

Tv Klan