Prokuroria i komunikon Nevaldo Hajdarajt akuzën vrasje me dashje

Vrajsa e Klodian Rashës në orët e para të datës 8 Dhjetor të vitit të shkuar nga efektivi i forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj, shkaktoi shumë trazira. Prokuroria e Tiranës 3 muaj pas ngjarjes i ka komunikuar akuzën zyrtare Hajdarajt. Ai do të gjykohet për veprën penale “vrasje me dashje” duke i rënduar më tepër pozitën ish-efektivit të forcave Shqiponja. Grupi hetimor thekson se Nevaldo Hajdaraj mund ta kishte shmangur vrasjen e 25 vjeçarit. Fillimisht ai u hetua për akuzën “vrasje në kapërcim të kushteve të vetmbrojtjes.

Për pak ditë dosja do të shkojë në dyert e gjykatës. Gjithashtu në përfundim të hetimit ka rezultuar që 25 vjeçari Klodian Rasha nuk ka pasur armë duke rrëzuar pretendimin e parë të uniformave blu.  Prokuroria e kryqytetit për armën që u gjet në rrugën “At Zef Valentini”, pistoletë model turke sportive është shprehur se nuk i përkiste 25 vjeçarit. Gjithashtu nga aktekspertiza në armë nuk është gjetur asnjë gjumë, gishtat ose ADN-je që të bënin të mundur identifikimin e përdoruesit. Për këtë çështje ka pasur debate të ashpra që u shoqëruan edhe me protesta të dhunshme në kryeqytet dhe në rrethe.

Klodian Rasha në orën 1:09 minuta të mëngjesit të datës 8 Dhjetor po pinte cigare në rrugën Dritan Hoxha, pak metra lag shtëpisë së tij. E gjithë ngjarja është zvilluar brenda 5 minutave. Nevaldo Hajdaraj së bashku me kolegun e tij kishin për detyrë të kontrollonin në zonën e Laprakës, për ata që shkelin orën policore. Hajdaraj i ka thirrur që të ndalonte por 25 vjeçari është larguar me vrap. Në momentin që është afruar në rrugicën e banesës, Hajdaraj ka qëlluar dy herë, ku njëri nga plumbat i preku zemrën dhe rezultoi fatal për Rashën. 

Klan News