Prokuroria e Kurbinit ka përfunduar hetimet për vrasjen e Naim Tafës ndodhur në Shtator të vitit të kaluar, në qendër të Mamurrasit. Sipas prokurorisë, kushërinjtë Gazmir, Taulant dhe Naim Tafa janë përplasur me armë me vëllezërit Elton dhe Tom Mamli.

Nga ky konflikt mbetën të plagosur rastësisht edhe shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku. Nga hetimet, konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli ka filluar kohë më parë në Suedi, ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta. Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri.

Pas këtyre ngjarjeve, vëllezërit Mamli kanë debatuar edhe me kushëririn e tyre, Dorjan Mamli, për faktin se ky i fundit shoqërohej me Tafajt, duke e rrahur ditën e ngjarjes. Pas kësaj vellezërit Mamli dhe kushërinjtë Tafaj janë përballur me njeri-tjetrin në qendër të qytetit, ku janë përlasur me armë.

Tv Klan