Shkak, përplasja mes grupeve kriminale

SPAK përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen për vrasjen e Santiago Malkos mbrëmjen e 27 Gushtit 2019 në Tiranë. Të pandehur për vrasje me paramendim janë akuzuar vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka si dhe Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni dhe Dritan Aga.

Sipas organit të akuzës shkak i vrasjes është bërë përplasja e dy grupeve kriminale, rivale në aktivitetin e lojërave të fatit. Ekzekutimit të ish-policit, sipas SPAK i paraprinë edhe 2 ngjarje të tjera kriminale.

Prokuroria e zbardhi ngjarjen pas dëshmisë së të pandehurit Blendi Teta që po gjykohet në një proces të ndarë.

Tv Klan