1 mijë euro shpërblim mjekëve dhe 500 euro sanitarëve

Kur pa se mbyllja e shkollave nuk mjaftoi për shmangien e grumbullimeve të qytetarëve, kryeministri Rama mendoi të nxjerrë një urdhër tjetër. Masat e qeverisë për të minimizuar përhapjen e koronavirusit kalojnë tashmë në një stad tjetër.

As qeveritarët nuk janë imunë nga koronavirusi. Për këtë arsye mbledhja u zhvillua me një numër të kufizuar pjesëmarrësish. Në frontin e parë për përballimin e epidemisë, situata pritet të bëhet më e vështirë, ndaj për stafin mjekësor është vendosur një pagesë shtesë për këtë muaj.

Një pjese e administratës pritet të punojë nga shtëpia. Ndërsa për prindërit me fëmijë të mitur do të ketë lehtësira, si ata që janë në sektorin publik edhe atë privat.

Nuk mungoi në mbledhjen e qeverisë një apel për mediat, në veçanti për cilësinë e informimit. Duke folur për dyndjet e ditëve të fundit në dyqane ushqimore, Rama u tha qytetarëve se kjo është një masë e panevojshme.

Tv Klan