Shkak për aksidente, por policia evidenton të tjera probleme

Ky është mbikalimi që lidh dy anët e fshatit Bishqethëm, të ndarë nga autostrada, i ndërtuar 10 vjet më parë.

Rruga e vetme për të shkuar në dy anët e tij është autostrada. Por këto guardriela e kanë izoluar dhe ai nuk është më i përdorshëm, sepse përgjatë autostradës nuk ka rrugë dytësore.

Tani banorët kapërcejnë mbi trafikndarëse për të kaluar në krahun tjetër.

Firma 2-T që kryen punimet e mirëmbajtjes thotë se mbikalimi është burim aksidentesh, pasi xhepi i krijuar në autostradë në dy këmbët e tij shfrytëzohet nga drejtuesit e furgonave dhe autobusëve për të lënë dhe marrë pasagjerë. Kjo, sipas saj, është arsyeja e mbylljes.

Por furgonët dhe autobusët ndalojnë edhe në mjaft pika të tjera që nuk kanë mbikalime përgjatë këtij aksi, siç shihet në këto pamje. Po ashtu, të dhënat e Policisë Rrugore nuk raportojnë aksidente të rënda tek mbikalimet.

Ato për aksidente me 10 viktima në rrethrrotullimet dhe kryqëzimet e fshatit Saver, tek Pushimi i Shoferit, Vajkanit dhe rrethrrotullimi krejtësisht jashtë standardeve i Kolonjës.

Këto janë edhe njollat e zeza për të cilat Policia Rrugore ka kërkuar ndërhyrje. Mbikalimet po ashtu mund të përbëjnë shqetësim, por mbyllja e tyre pa u dhënë zgjidhje tjetër fshatrave të ndarë nga rruga, i ka irrituar banorët, të cilët paralajmërojnë edhe veprime ekstreme për t’i hequr guardrielat.

Tv Klan