Ndeshjet e kampionatit grek të futbollit do të luhen pa tifozë deri më 12 shkurt, në përpjekje për të ndaluar dhunën në eventet sportive.

Qeveria greke vendosi që të aplikonte masën e ashpër pas incidenteve gjatë takimit të volejbollit mes Olimpiakosit dhe Panathinaikosit, ku ngeli i plagosur rëndë edhe një polic. Fundjavën e kaluar nuk u zhvilluan sfidat e futbollit, pasi arbitrat kërkonin më shumë siguri.

Sporti grek është përfshirë në muajt e fundit nga rastet e dhunës, me autoritetet që e kanë të pamundur që të mund t’i ndalojnë plotësisht.

Edhe sfida e së enjtes në Ligën e Europa e Olimpiakos-it kundër serbeve të Backa Topolas të enjten do të luahet pa praninë e fansave në stadium.

Qeveria ka marrë vendimin që kamera me rezolucion të lartë dhe sisteme elektronike të hyrjes që do të verifikojnë identitetin e personave do të instalohen në të gjitha stadiumet.

Klan News