Mbyllen votimet për kryetarin e ri të PD




Mbyllen votimet për kryetarin e ri të PD

19:23 13/06/2021

Në orën 19:00 kanë përfunduar votimet në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Të drejtë vote kanë patur 75 mijë anëtarë të kësaj force politike, të cilët duhet të zgjidhnin mes 4 kandidaturave për kryetar; Lulzim Bashës, Agron Shehajt, Fatbardh Kadillit dhe Edit Harxhit.

I pari që iu drejtua kutive të votimit në selinë blu ishte Lulzim Basha, që i cilësoi këto zgjedhje vlerë të shtuar për PD-në.

Krytari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, deklaroi gjatë pasdites se rezultati paraprak për fituesin e zgjedhjeve për kryetar mund të dalë brenda 3-4 orësh, ndërsa fituesi zyrtar do të shpallet të hënën paradite. /tvklan.al





Të ngjashme