Aeroporti i Rotterdamit në Holandë është mbyllur përkohësisht për shkak të tymit që doli nga bodrumi i kullës së kontrollit. Rastin e kanë konfirmuar zyrtarisht vet autoritetet e aeroportit.

Terminali kryesor u evakuua dhe të gjitha fluturimet u pezulluan deri në një njoftim të dytë.

“Për shkak të një zjarri në bodrumin e kullës së kontrollit, trafiku ajror do të pezullohet. Do t’ju informojmë sërish”

, thuhet në njoftimin e autoriteteve të aeroportit.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit në bodrumin  e kullës së kontrollit, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar çfarë ndodhi që shkaktoi zjarrin. 

/tvklan.al