Në mbrëmje ndahen çmimet për filmat më të mirë

Kishte nisur edicionin e parë me vetëm 300 shikues. Edicioni i 17 i festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër ‘Dokufest’ ka pasur mbi 15 mijë shikues derisa për këtë vit numri do të dihet pas natës së sotme, kur pritet të përfundojë edicioni i 18 i këtij festiali.

Për tetë ditë radhazi gjatë festivalit ‘DokuFest’, Prizreni ishte mikpritës i artdashësve nga e gjithë bota.

Gjatë këtij festivali janë shfaqur 282 filma, ndërsa sonte pritet të ndahen edhe çmimet.

Studentë dhe studiues të antropologjisë, etnologjisë dhe etnografisë nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë bashkë në edicionin e katërt të Laboratorit të Antropologjisë Vizuale në “DokuFest”.

Këtë vit kanë hulumtuar se si kufijtë ndikojnë në jetën e njerëzve.

Katër ekipe të studentëve kanë realizuar katër dokumentarë ndërsa këtë vit u përzgjodh tema e kufirit shtetëror midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Kosova tashmë ka filluar të njihet për festivale të shumta me karakter ndërkombëtar.

Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë fillim Gushti, festivalet si Sunny Hill dhe Dokufest kanë mbushur Kosovën me turistë.

Tv Klan