Gazeta pro demokraci në Hong Kong ka njoftuar se nuk do të botohet më. Numri i saj u fundit u botua sot, pas përplasjeve me qeverinë dhe ngrirjes së aseteve të saj financiare. 1 milion kopjet e Apple Daily u blenë menjëherë nga qytetarët, të cilët pritën gjatë natës pranë zyrave të kësaj  gazete, në shenjë solidariteti.

Apple Daily ishte krijuar 26 vite më parë, por problemet e fundit dhe akuzat nga qeveria dhe problemeve financiare sollën mbylljen e saj. Qytetarët prej kohësh kanë qenë në mbështetje të kësaj medie dhe kanë kërkuar që ajo të vijonte botimin. Mbyllja shihet si një goditje për lirinë e shtypit nën presionin e Pekinit.

Ditët e fundit gazeta ka pasur shtim të shitjeve, pasi qytetarët kanë blerë numrat e fundit në shenjë solidarizimi. Por edhe pse kjo gazetë po vijonte botimin, drejtuesit e saj po përballen me akuza të rënda dhe policia ka bastisur disa herë zyrat.

Pak ditë më parë kryeredaktori Ryan Law, shefi ekzekutiv Cheung Kim-hung si dhe tre drejtues të tjerë u arrestuan një veprim që u dënua nga kombet perëndimore, grupet e të drejtave të njeriut. Nga ana tjetër zyrtarët kinezë janë shprehur se liria e shtypit nuk mund të përdoret si një “mburojë” për ata që kryejnë krime .

Apple Daily është një media kritike ndaj udhëheqjes së Hong Kongut dhe Kinës kontinentale./tvklan.al