Mbyllet Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë

Mbyllet Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë

17:56 03/11/2020

Preken nga Covid, 4 gjyqtarë dhe 6 sekretare

Infektimi me Covid-19 i 4 gjyqtarëve dhe 6 sekretareve në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës ka çuar në mbylljen e këtij institucioni.

Inspektorati shëndetësor ka vendosur që kjo gjykatë të qëndrojë e mbyllur deri më datë 11 Nëntor. 

Përjashtim do të bëjnë vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.

Tv Klan





Të ngjashme