Mbyllet pas 12 ditësh greva e urisë e studentëve pas marrëveshjes së arritur me qeverinë për plotësimin e kërkesave. Përfaqësuesit e studentëve kanë arritur në Kinoklubin Studenti për të marrë mendimin e studentëve të tjerë.

Në orën 16:15 të gjithë studentët grevistë të urisë duke kënduar himnin kombëtar, kanë ndërprerë grevën dhe sëbashku janë nisur në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të mbërritur në memorialin e Azem Hajdarit. Në thirrjen “Azem ti je gjallë”, ” Ti flamur nuk vdes kurrë” dhe “Liri Demokraci”, është bashkuar në thirrjen e studentëve dhe lideri demokrat Sali Berisha. /tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame