Dinamo dhe Kukësi fitojnë ndeshjet përkatëse

Dinamo dhe Kukësi fituan ndeshjet hapëse të sezonit. Blutë e kryeqytetit arritën suksesin përballë Kastriotit. Fare pak sekonda nga nisja e takimit, Dinamo shënoi golin e parë me Chinedu. Kapja në befasi iu kushtoi krutanëve edhe golin e dytë në mesin e pjesës së parë, sërish nga sulmuesi nigerian i Dinamos.

Edhe Kukësit iu nevojit vetëm një pjesë për të fituar 2-0 ndaj Egnatias. Në takimin e luajtur në transfertë veriorët shënuan me Dacin në minutën e 20-të. Para se të përfundonte pjesa e parë realizuan edhe të dytin me Peposhin.

Në pjesën e dytë si Dinamo ashtu edhe Kukësi u treguan cinike dhe të kujdesshme për të ruajtur rezultatin duke siguruar kështu 3 pikët e para të një sezoni që do të jetë vështirë të parashikohet.

Tv Klan