Kulla Eiffel në Paris është mbyllur përkohësisht nga autoritetet për shkak se një person është ngjitur në strukturën metalike. Eiffel është mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet franceze kanë nisur negociatat me personin që ka hipur në strukturën metalike të kullës, i cili kërcënon të hidhet. Turistët që ndodheshin aty postuan në rrjetet sociale foto dhe video nga kulla Eiffel, ku është ngjitur personi në fjalë.

/tvklan.al